Telenews

Ushtarët rusë që refuzojnë të luftojnë do të përballen me burg, ja sa vite

Ushtarët rusë që dezertojnë, refuzojnë të luftojnë, nuk i binden urdhrave ose i dorëzohen armikut, tani përballen me 10 vjet burg.

Putin nënshkroi ligjin që sjell dënime më të ashpra për ushtarët, i cili u miratua në fillim të kësaj jave nga dhomat e parlamentit, të shtunën, sipas raporteve të mediave ruse.

Sipas ligjit të mëparshëm, ushtarët dezertues përballeshin me pesë vjet burg.

Goditja e disiplinës vjen pas raporteve se disa ushtarë rusë në Ukrainë kanë refuzuar të luftojnë, si dhe raportet për rekrutët që ikën nga vendi në një përpjekje për të shmangur dërgimin në vijën e parë.

Të ngajshme

Vendlindja e Veselit: Flamuj mirëseardhjeje për kthimin e Lulit

Yllka Gashi

Pse burrat jetojnë më pak se gratë?

Yllka Gashi

Djali i Thaçit: Të presim në Kosovë, babë, bashkë me shokët

Yllka Gashi