Telenews

VASHAT E KOSOVËS U-17 PËSOJNË NGA SLLOVENIA

Kosova U17 në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje 1:3 përballë Sllovenisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset për Euro, raundi i dytë, liga A.
Vashat U17 të Kosovës e nisën shumë mirë takimin, duke arritur të kalonin të parat në epërsi.
Ishte Rreze Gashi ajo që në minutën e 38’ të takimit arriti të dërgonte topin në rrjetë, për rezultatin 1:0.
Dardanet e mbyllën pjesën e parë në epërsi, por në pjesën e dytë të takimit lëshuan fitoren nga dora.
Fillimisht, në minutën e 50’, Katjusa Kern realizoi për 1:1, kurse goditjen e dytë sllovenet e dhanë përmes Masa Osojnik, në minutën e 75’.
Rezultati final i takimit u vulos me golin e Zara Kramzar. Ky gol u shënua në minutën e 85′ të ndeshjes.
Kosova U17 mbetet kështu me 0 pikë, dhe një gol-diferencë prej 1:13, kurse Sllovenia merr tri pikët e para në grup.
Në të njëjtin grup luajnë edhe Gjermania dhe Austria.

Të ngajshme

Harry Kane e vë në epërsi Anglinë në Tiranë

Valjeta Turkaj

Me plot energji pozitive, “Dardanët” nisin përgatitjet kundër Zvicrës

Valjeta Turkaj

Si mund të bëhet Kosova e para në grup? Fitorja ndaj Zvicrës dhe diferenca e golave!

KushtrimGuraj