Telenews

VAZHDOJNË PAKËNAQËSITË PËR KRYEPROKURORIN E PROPOZUAR, KUNDËR EDHE AMBASADORI GJERMAN

Këshilli Prokurorial i Kosovës, dje ka votuar për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufajn.
Lidhur me këtë votim të KPK-së, janë shprehur të pakënaqur, shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog si dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde.
Shefi i BE-së në Kosovë u shpreh i zhgënjyer dhe i habitur për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit.
Ai përmes një reagimi tha se BE-ja në vazhdimësi ka thirrur për një proces të drejtë dhe meritor, e që sipas tij KPK i ka shpërfillur këto parime.
E me këtë konstatim të Szunyog është pajtuar edhe ambasadori gjerman Rohde.
Ky i fundit në një reagim në Twitter ka shkruar se kjo është vërtetë zhgënjyese dhe jo rruga përpara e Kosovës.
“Kjo është me të vërtetë zhgënjyese dhe jo rruga përpara e Kosovës sidomos kur OJQ-të e njohura si Instituti i Kosovës për Drejtësi e GLPS kanë shprehur shqetësime të ngjashme”, ka shkruar ambasadori Rohde.


Të mërkurën tri organizata të shoqërisë civile i kanë kërkuar presidentes të mos e dekretoj Isufajn për kryeprokuror të vendit.
Në një raport të publikuar më 24 mars 2022 nga Koalicioni i OJQ-ve, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Lëvizja FOL me titull “Integriteti i procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit (Raport i monitorimit dhe vlerësimit të procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit)”, ky koalicion ka rekomanduar të anulohet procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit dhe të shpallet konkurs i ri.
Po ashtu edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte kërkuar kthim në pikën zero të këtij procesi.

Të ngajshme

Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV për gjuhën shqipe

Rrezarta Ramaj

‘’Hajde folim’’ në Lipjan, Osmani pasagjere e Abdixhiku vozitës

Rrezarta Ramaj

Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup

Rrezarta Ramaj