Pritjet për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë vazhdojnë të jenë nga një orë deri në një orë e gjysmë.
Ndërsa, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, nga një orë pritje sa ishin gjatë ditës, ato kanë rënë në 10 deri në 15 minuta.
Pritje deri në 10 minuta ka edhe në Muçibabë, kurse në pikat e tjera kufitare, ato nuk janë më shumë se 5 minuta.


