Telenews

Vazhdon ngjyrosja e urës kryesore mbi lumin Ibër

Ka vazhduar edhe sot ngjyrosja e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë e cila ka filluar javën e kaluar.

Javën e kaluar ka filluar ngjyrosja dhe pastrimi i pjesës nën urë, ndërsa sot ka vazhduar puna në vetë urën, raporton portali Radio Kontakt Plus.

Të enjten, më 8 gusht është kryer edhe testimi për lëvizjen e qarkullimit në urë.

Në urë janë të vendosura disa vetura të karabinierëve, ndërsa në anën jugore janë të dukshme edhe automjetet e KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, transmeton Paparaci.

Serbët në Mitrovicën e Veriut protestuan të mërkurën kundër hapjes së urës mbi lumin Ibër, duke kundërshtuar synimin e pushtetit kosovar për të hapur urën kryesore të Ibrit për trafik.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla u kishte thënë gazetarëve se ura do të jetë e hapur për vetura dhe se çështja e urës nuk është çështje e dialogut.

Nga ana tjetër, bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht përsërit se çështja e hapjes duhet të zgjidhet me dialog.

Të ngajshme

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj

Kurti takon komandantin suprem të NATO-s në Evropë, flet për rritjen e kapaciteteve të FSK-së

Rrezarta Ramaj

Policia del me njoftim për suspendimin e 11 zyrtarëve lidhur me rastin e Arlindës

Rrezarta Ramaj