Telenews

Vdekja e dyvjeçarit në Vlorë, policia: Fëmija ishte në shtëpi me nënën e tij

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike që ndodhi të dielën në Vlorë, ku një fëmijë dyvjeçar humbi jetën pasi ra nga ballkoni i banesës.

Sipas policisë së Vlorës, në momentin e incidentit të rëndë, fëmija ndodhej në shtëpi së bashku me nënën e tij.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngajshme

“Më i lirë ari se nafta”, çmimi kalon mbi 100 dollarë për fuçi

Valjeta Turkaj

Për vetëm 24 orë në Kosovë, 34 aksidente, mbi 2000 gjoba dhe 15 arrestime

Valjeta Turkaj

Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt

Valjeta Turkaj