Telenews

Vdekja e policit kosovar, Policia e Shqipërisë jep detaje

Polica e Shqipërisë është deklaruar rreth vdekjes së policit kosovar, Shaban Hajdarit.

“Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi SH. H., 35 vjeç, banues në Prizren, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.

Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, Policia e Shqipërisë po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e zjarrit e sekuestruar është arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si edhe për sigurimin e çdo informacioni që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë ligjor të rastit”, thuhet në përgjigjen e policisë

Të ngajshme

Dyshohet për një vdekje të dyshimtë në Strellc të Deçanit

Rrezarta Ramaj

Trafiku Urban njofton për devijim të përkohshëm të linjave të autobusëve

Rrezarta Ramaj

Elijona në lot, zbulohet pllaka përkujtimore për nënën dhe motrën e saj

Yllka Gashi