Telenews

VDEKJE E RËNDË NË RAHOVEC, NDËRRON JETË DUKE SERVISUAR TRAKTORIN E TIJ

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj.
Ai ka treguar se fillimisht viktima është dërguar për në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës.
Por, ai bëri të ditur se rrugës për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, viktima ka ndërruar jetë.
“Sot me datë 30.03.2022 rreth orës 16:00 nga QKMF e Rahovecit, Stacioni Policor – Rahovec është njoftuar se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Rastit i është përgjigjur patrulla policore dhe kanë kuptuar se viktima e lartcekur është sjellë në Emergjencë me lëndime serioze. Pas marrjes së ndihmës së parë viktima me autoambulancë është dërguar për në emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës, pasi gjendja e viktimës ishte duke u keqësuar me autoambulancë viktima është transportuar në drejtim të QKUK-së Prishtinë”, tha ai.
Tutje, Xhurkaj tregoi se në konsultim me prokurorin, kufoma i është kthyer familjarëve për kryerjen e ceremonisë së varrimit.

Të ngajshme

Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë

Blearta

Lufta në Lindje të Mesme/ Maqedonia thotë se ka rezerva të naftës për 60 ditë

Blearta

Maqedonci: Raketat që Serbia ka blerë nga Kina janë sulmuese dhe kërcënuese për rajonin

Blearta