Telenews

Vdes i dyshuari që u qëllua nga zyrtari policor, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij

Kështu është ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku ka treguar se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Rr. Abaz Shehu, Prishtinë 08.05.2022 – 09:10. Lidhur me rastin, me 31.05.2022 personi që ishte duke u trajtuar në QKUK, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Ndryshe, Policia kishte kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit me inicialet B.B., ku zyrtari policor kishte shtënë me armë ndaj tij me qëllim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe të kolegëve.
Gjatë bastisjes, njësitet policore në vendin e ngjarjes kishin hasur në një arsenal armësh, të cilat i posedonte i dyshuari.

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Presidenti i Malit të Zi viziton sot Kosovën, Policia paralajmëron bllokime të përkohshme të rrugëve

Rrezarta Ramaj