Telenews

Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu

Ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu ka vdekur pas një aksidenti tragjik.

Kështu ka bërë të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu, dhe nga jeta ndahet zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

I ndjeri njëherit është edhe vëllai i imamit, Osman Musliu.

Varrimi i të ndjerit bëhet ditën e hënë, kështu u shpreh në një postim në Facebook imami Musliu.

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi!
Të dashur familjar, miq e dashamirë, ju lajmërojmë së vllau ynë e luftëtari i lirisë së Kosovës, Limani para disa orëve ka ndërruar jetë. Dhimbja asht e madhe, e lusim Zotin që ta merr në rahmetin e tij e neve ishalla na forcon e na çon sabrin!
Varrimi asht ditën e hanë! Për orën e saktë do ju lajmërojmë me kohë.”- ka shkruar Musliu.

 

Të ngajshme

Fitore Pacolli: Më mirë në opozitë, se të hyjmë në koalicion me një nga partitë ekzistuese

Donat Hashani

Millanoviq tregon se çka bisedoi në takimin me Kurtin

Donat Hashani

Shpërthen bombola e gazit në Prishtinë, policia jep detajet

Donat Hashani