Telenews

Veçoria e re e Apple: AirPods do të përkthejnë bisedat në kohë reale?

AirPods të Apple do të marrin një përditësim softuerësh që do të prezantojë një veçori të re të përkthimit të bisedave, sipas një raporti të Bloomberg.

Kufjet do të përdorin një procesor të lidhur me iPhone për të përkthyer bisedat personale në kohë reale,

Bëhet e ditur se Apple më parë shtoi mbështetje për përdorimin e AirPods si aparat dëgjimi dhe një raport i fundit sugjeron se po punon gjithashtu në AirPods të pajisura me kamera dhe veçori me Al.

Veçoria e përkthimit të bisedave personale thuhet se do të jetë e disponueshme me përditësimin e ardhshëm kryesor të sistemit operativ iPhone të Apple – iOS 19.

Si rezultat, një përdorues që dëgjon një folës të një gjuhe tjetër, do të dëgjonte një version të përkthyer të mesazhit të tij (nëpërmjet AirPods).

Vlen të përmendet se Apple nuk do të ishte kompania e parë që prezanton një veçori të tillë — Google solli përkthimin e bisedave në kohë reale në kufjet e saj Pixel Buds TWS në 2017.

Të ngajshme

ChatGPT Images 2.0 sjell aftësi të të menduarit në gjenerimin e imazheve

Valjeta Turkaj

Emri s’qenka befasi! Kjo është artistja më e dëgjuar e të gjitha kohërave në Spotify

Valjeta Turkaj

BE drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, gati sistemi për verifikim moshe

Valjeta Turkaj