Telenews

Vëllai i Burbuqe Hanës me sjellje shefi ende pa u bërë menaxher në Telekom

 

 

Ani pse s’ishte menaxher, Burim Hana, vëllai i kryeshefes Burbuqe Hana, sillej dhe ndihej si i tillë. Përpara shtatorit, para se të ‘gradohej’ në departamentin e marketingut dhe planifikimit në Telekomin e Kosovës, ai në pozitën e koordinatorit të Marrëdhënieve të Menaxhimit të Biznesit (BMR), jashtë kompetencave të tij, iu kërkonte raporte drejtorëve të departamenteve të marketingut. Për këtë ai e kishte edhe mbështetjen e kryesorit të Marketingut në këtë ndërmarrje, Avni Tafilajt. Gazeta ka siguruar disa biseda brenda ndërmarrjes publike që e dëshmojnë një gjë të tillë:

“Ju lutna e dergoni raportin mujor per korrik”, thuhet në një email të Burim Hanës së dates 7 gusht të këtij viti drejtuar menaxherëve të marketingut. Në komunikim ceket edhe pozita e tij, si koordinator i BRM-së. Rrjedhimisht, vëllai i kryeshefes ekzekutive tejkalonte kompetencat e pozitës që kishte.

Për këtë, ai kishte mbështetjen e Avni Tafilajt, drejtorit të Marketingut, Shitjes dhe Kujdesit për Konsumatorë në Telekom. Në një email drejtuar menaxherëve të marketingut për kërkesë të raportit të dytë tremujor iu kërkon që raportet t’i dërgojnë tek Burim Hana, pasi që “ua ka marrë dorën”.

“Përshëndetje të nderuar/a, po ua përcjelli edhe njëherë raportin e fundit tremujor, të cilin tani duhet ta përgatisim për TM2. Shikoni të bashkangjitur emailin/kërkesën për Raportin TM2-2023. @…, meqë po e zëvendëson …, të lutem kujdesu për përgatiten e raportit të sektorit të komunikimit (marketing mix-it). Meqë Burimi (Hana) ja ka marrë dorën këtij raportit të shkurt, ju lutem që raportin ta dërgoni te Burimi, le t’nae përgatitë edhe versionin e plotë kësaj radhe”, thuhet në këtë komunikim të siguruar nga Insajderi.

Avni Tafilaj ka qenë i përzgjedhuri i Burbuqe Hanës për pozitën e Drejtorit për Marketing, Shitje dhe Kujdes me konsumator. Për përzgjedhjen e tij, Hana e kishte vendosur veten si kryetare komisioni dhe e kishte anuluar testin me shkrim– dy veprime të kundërligjshme të cilat pasuan me dënim nga Inspektorati i Punës prej pesë mijë eurosh për Telekomin.

Burim Hana akuzohej për tejkalim kompetencash edhe më herët

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi, ka polemizuar më herët me kryeshefen aktuale Burbuqe Hana me anë të një emaili. Në emailin që ka parë Insajderi, ai ka pretenduar se vëllai i Burbuqes ka aranzhuar takime me operatorë të jashtëm në emër të Telekomit si koordinator, duke tejkaluar kompetencat e tij.

“E nderuara Burbuqe, Për hirë të korrektesisë dhe respektit që kam për kolegë dhe ndërmarrjen Telekomin e Kosovës, unë nuk kam pasur dëshirë që të polemizoj me ju, e me askënd por me detyruat që të ju përgjigjem me saktësi për shumë çështje në vazhdim të këtij email”, thuhet në email.

“Rasti i angazhimit të vëllaut tuaj menjeher pasi moret detyren e ud KE (ushtrueses së detyrës së kryeshefes ekzekutive) dhe shkarkuat jashtligjshem menaxhmentin paraprak dhe instaluat menaxhmentin politik atehere pa asnjë procedur duke kaluar nga departamenti teknik (Koridnator BRM) në departamentin e marketingut dhe për qudi I njejti komunikoj me komoditet me email zyrtare me operatorin TIBO pavaresisht se nuk ka as pozitë e as kompetence që të kërkon bashkëpunim me operator të jashtëm siq është TIBO duke kërkuar nga ta dhe aranzhuar edhe takime në emer të telekomit me menaxhmentin që ju e udheheqni dhe për qudi pas këtij komunikimi dhe takimin e vëllaut tuaj me operatorin TIBO ju merrni vendim për shpallje te shprehjes se interesit duke e keqperdorur poziten për interesa personale…”, vijon emaili i Istrefit drejtuar Hanës.

Gazeta Insajderi raportoi për avancimin e Burim Hanës si menaxher në Departamentin “Analiza, Strategjia e Marketingut dhe Planifikimit” në Telekom në shtator të këtij viti.

Insajderi në vazhdimësi ka raportuar për shkeljet ligjore dhe emërimet e kryeshefes ekzekutive, që ka afërsi me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje. Artikujt me rëndësi mund t’i ndiqni më poshtë:

Të ngajshme

“Dakordim në darkën e punës”, Dreshaj thotë se VV e PDK do të bëjnë koalicion paszgjedhor

Osmani takon ambasadorët e ShBA-së, Gjermanisë e Britanisë, tenton “zhbllokimin” e anëtarësimit në KiE

Kryeziu: Asociacioni ka garancione ndërkombëtare, serbët nuk mund të veprojnë kundër ligjeve të Kosovës