Telenews

Vendimi pozitiv në Këshillin e Ministrave “në dorën” e Qeverisë, thotë Musliu – Shoshi

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti të martën raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Kosovës i ka mbetur edhe votimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm në maj.

Në një lidhje direkte nga Strasburgu, për këtë ka folur deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila ka thënë se hapi i radhës për anëtarësim në KiE është “në dorën” e Qeverisë.

“Hapi kryesor është në Komiteti e Ministrave, ku do të votohet edhe për Kosovën, së pari shpresojmë që Kosova të jetë në agjendë, pastaj shpresojmë që të kemi vota për. Në Komitetin e Ministrave është krejtësisht në dorën e QEEVRISË, në dorën e përfaqësuesve të politikës së jashtme që është presidentja, kryeministri dhe ministrja e Punëve të Jashtme. Tanimë shumë pak mund të kemi në ndikim si deputetë, sepse aty votohet qëndrimi i shteteve, dhe e dimë që kemi shtete mike, por që kanë shprehu hezitim që do të votojnë Kosovën”, ka thënë Musliu – Shoshi.

“Sa i përket diplomacisë parlamentare, ne kemi bërë të pamundurën që të vijë kjo ditë, kemi bërë lobim, kemi pas edhe raporte me grupet politike… ashtu siç funksionin në Kuvendin tonë, ashtu funksion dhe në Asamblenë Parlamentare , ku pavarësisht prej deputetëve që e kanë vendimin apo qëndrime shteti të tyre, ata vazhdojnë të mbajnë qëndrimin dhe votimin që merret në grupet politike…”, ka shtuar deputetja e PDK-së.

source

Të ngajshme

PDK mbledh urgjentisht degët dhe mobilizohet për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës

Rrezarta Ramaj

Kurti: U kam shkruar kryetarëve të partive opozitare në orën 21:00 që të vijnë në seancën e mbrëmshme, por nuk kanë kthyer përgjigjje

Rrezarta Ramaj

“Irani ndodhet në gjendje kolapsi”/ Trump: Po na kërkon që të hapim Ngushticën e Hormuzit

Valjeta Turkaj