Telenews

Verstappen fiton në Las Vegas, Norris afër titullit të parë në Formula 1

verstappen-fiton-ne-las-vegas,-norris-afer-titullit-te-pare-ne-formula-1

Max Verstappen triumfoi në Çmimin e Madh të Las Vegasit, duke lënë pas Lando Norris dhe George Russell në një garë të mbushur me emocione dhe rivalitet të fortë.

Situata në renditjen e pilotëve bëhet gjithnjë e më interesante para përfundimit të sezonit. Me vendin e dytë sot, Lando Norris ka tani 30 pikë avantazh mbi shokun e skuadrës Oscar Piastri dhe 42 pikë përpara Verstappen, duke u afruar shumë pranë titullit të tij të parë në Formula 1.

Ai ka mundësinë që të sigurojë kampionatin në garën e ardhshme në Katar.

Norris nisi nga pole position dhe tentoi të mbante kryesimin, por humbi pozicion në njërën nga kthesat e para, ku Verstappen dhe Russell e parakaluan. Britaniku nuk u dorëzua dhe në xhiron e 35-të kaloi Russell për vendin e dytë, duke konsoliduar avantazhin në renditje.Piastri pati një garë të qëndrueshme, por vendi i katërt e largoi edhe më shumë nga lufta për titull. Një nga surprizat e garës ishte Andrea Kimi Antonelli, i cili, pavarësisht se nisi i 17-ti dhe mori një penalitet prej 5 sekondash, përfundoi në vendin e 5-të, duke treguar potencial të jashtëzakonshëm.

Rezultatet e Çmimit të Madh të Las Vegasit:

  1. Verstappen 2. Lando Norris 3. George Russell 4. Oscar Piastri 5. Andrea Kimi Antonelli 6.Leclerc 7. Sainz 8. Hadjar 9. Hulkenberg 10. Hamilton
  1. Renditja e përgjithshme e pilotëve pas garës së Las Vegas: Norris 408 – Piastri 378 – Verstappen 366 – Russell 291 – Leclerc 222 – Hamilton 149 – Antonelli 132 – Albon 73 – Hadjar 47 – Bearman 40 – Alonso 40 – Lawson 36 – Stroll 32 – Ocon 30 – Tsunoda 28 – Gasly 22 – Bortoleto 19 – Colapinto 0 – Doohan 0.

Të ngajshme

Viti 1999-të: Për shkak të Kosovës, Irlanda refuzoi të luante kundër Jugosllavisë

Yllka Gashi

E pafat, Donjeta Sadiku mposhtet nga boksierja serbe

Yllka Gashi

Barcelona tërhiqet nga gara për Alvarez, gjiganti anglez opsion për argjentinasin

Yllka Gashi