Telenews

Vetëm 3 deri në 5 minuta pritje në pikat kufitare të Kosovës

Qarkullimi në të gjitha pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet normalisht, pa kolona dhe me pritje të shkurtra për qytetarët dhe transportuesit.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për automjetet janë nga 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje të vendit.

E njëjta situatë raportohet në të gjitha pikat kufitare, ku nuk ka fluks të shtuar të automjeteve apo vonesa në kalim.

Edhe për automjetet e transportit të mallrave, pritjet variojnë nga 3 deri në 5 minuta në hyrje dhe dalje, ndërsa nuk është raportuar asnjë kolonë në asnjërën prej pikave kufitare.

Të ngajshme

FEIMI Company – Cilësi dhe saktësi në çdo punim ndërtimor

Rrezarta Ramaj

Tkurrje alarmuese demografike në Kosovë, shkalla e fertilitetit ka rënë në 1.54 fëmijë

KushtrimGuraj

Edhe sot kamionët mbi 20 tonë pa ndalesë në qarkullim

KushtrimGuraj