Telenews

Vetura godet çiftin me foshnjën tre muajshe në Tiranë

Me semaforin që iu jepte përparësi, çifti po kalonte në anën tjetër, por një mjet me shpejtësi të lartë mbi 100 km në orë, pa respektuar sinjalistikën, i ka goditur.
Gruaja V. K., 43 vjeçe dhe burri A. K., 48 vjeç, bashkë me foshnjen e tyre 3 muajsh ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Ishte mjeti luksoz ‘Mercedes-Benz G-Class’ me targa gjermane, me drejtues Ajas Sulejmeni, 39 vjeç, i cili pas aksidentit të rëndë, e braktisi mjetin duke u larguar me shpejtësi.
Autori arriti të arratisej nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka mundur të shoqërojë në komisariat të afërmin e tij, që ndodhej me të në mjet gjatë momentit të aksidentit.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj