Telenews

Video: Me këngë patriotike, shqiptarët në Gjermani kalojnë pranë ekipit serb (VIDEO)

 

 

Thuajse të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në Euro 2024 janë tanimë në Gjermani, në pritje të nisjes së Europianit 2024 që merr jetë pas dy ditësh. Edhe kombëtarja serbe ka mbërritur në kampin e saj stërvitor, ku duket se është në kushte të forta sigurie.

Në Augsburg, qytetin me 350 mijë banorë ku Serbia ka zgjedhur të qëndrojë, nuk mund të mungonin as shqiptarët.

Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, shihet një makinë e cila në sfond kishte vendosur këngë patriotike shqiptare dhe kalon rrugën para hotelit ku ishte ekipi serb.

Në Euro 2024 Serbia bën pjesë në Grupin C, me Anglinë, Danimarkën dhe Slloveninë.

Të ngajshme

Rreshje të mëdha përmbytin 25 shtëpi në ishullin Poros, Greqi

Valjeta Turkaj

Murati: E pavërtetë që bizneset po ikin për shkak të çmimeve të naftës

Valjeta Turkaj

Kurti: Jam në kontakt me Hamzën dhe Abdixhikun për zgjedhjen e presidentit

Valjeta Turkaj