Telenews

Vinicius Jr hedh poshtë thashethemet për tensione me Mbappen: Kam vepruar si agjent për transferimin e tij

Vinicius Junior ka folur për marrëdhënien e tij me Kylian Mbappe, duke hedhur poshtë çdo aludim për tension mes tyre pas transferimit të francezit te Real Madridi në verën e vitit 2024.

Braziliani pranoi se ardhja e Mbappes solli ndryshime në dinamikën e skuadrës, por nënvizoi se raporti mes tyre është i shkëlqyer, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Në një intervistë të fundit, Vinicius zbuloi se ka qenë prej vitesh një nga zërat që ka shtyrë për transferimin e Mbappes në “Santiago Bernabeu”.

“Çdo verë i shkruaja: ‘Kur po vjen?’ Kam vepruar si agjent”, u shpreh ai me humor, duke treguar se dëshira për të luajtur përkrah më të mirëve ka qenë gjithmonë prioritet i tij.

Sipas sulmuesit brazilian, bashkëpunimi me lojtarë të nivelit të lartë rrit shanset për trofe dhe forcon ambiciet e klubit.

Vinicius theksoi gjithashtu rëndësinë e harmonisë brenda grupit, sidomos në një skuadër me pritshmëri të larta si Real Madridi.

“Ne kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin sesa me familjet tona. Duhet të kemi një marrëdhënie të mirë”, deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi dhe mirëkuptimi janë thelbësore për suksesin.

Forma e tij në javët e fundit është parë si një sinjal pozitiv edhe për funksionimin e repartit ofensiv, ku partneriteti me Mbappen pritet të jetë vendimtar në fazën më të rëndësishme të sezonit, shkruan Telegrafi.

Në një moment kur e ardhmja e brazilianit vazhdon të diskutohet, mesazhi i tij është i qartë, ai dëshiron të fitojë dhe ta bëjë këtë përkrah më të mirëve, me Mbappen në qendër të projektit.

Të ngajshme

Barcelona ndanë 100 milionë euro për një sulmues, ka një favorit të madh për ta transferuar

KushtrimGuraj

“Vrapimi i Marsit – Izbica 147” mbahet për herë të pestë më 22 mars

KushtrimGuraj

Superylli i NBA njofton tërheqjen: Dua të përkujdesem për familjen

KushtrimGuraj