Telenews

Vjen një lajm i mirë nga Onkologjia, ja për çka bëhet fjalë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar qytetarët, se në bashkëpunim, mbështetje dhe koordinim me Ministrinë e Shendetësisë, ka filluar rinovimi i Klinikës së Onkologjisë, në të cilën do të ketë rritje të kapaciteteve dhe shtretërve për pacientët.

“Poashtu, njoftojmë se pacientët që kanë qenë të shtrirë në katin e dytë të Klinikës së Onkologjisë janë zhvendosur në hapësirat afër Sterilizimit Qendror, hapësirë kjo që më parë ka shërbyer për pacientët si ambulanca specialistike të Klinikës së Ortopedisë”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE KETE

Fajde në Gjilan, prokuroria jep detajet

 

Shërbimet ambulantore, ato të Radioterapisë dhe Brahiterspisë do të vazhdojnë të ofrohen në Klinikën e Onkologjisë.

QKUK, kërkon mirëkuptim nga të gjithë pacientët e Klinikës së Onkologjisë që marrin shërbime ambulantore, meqë njëkohësisht do të punohet në rinovim të katit të dytë./Telenews/

 

Të ngajshme

Edicioni i pestë jubilar i Gala Night Rame Lahaj & Friends, më 2 gusht në Prishtinë

Valjeta Turkaj

Rama: Brenda vjeshtës do t’i hapim të gjithë kapitujt me BE-në

Valjeta Turkaj

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 15-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Podujevë

Valjeta Turkaj