Telenews

Vjen reagimi i parë nga Donald Trump pas bisedës telefonike me Putinin

trump:-tarifat-mund-te-kene-ndikim-te-vogel-negativ-tek-amerikanet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se telefonata me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ishte e mirë dhe produktive.

Trumpi tregoi për marrëveshjen për armëpushim të menjëhershëm në sektorin e energjisë dhe atë të infrastrukturës, teksa shtoi se do të punojnë për të pasur një armëpushim të plotë dhe fund të luftës.

“Do të punojmë shpejt për të pasur një armëpushim të plotë dhe, në fund të fundit, një FUND të kësaj lufte shumë të tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës. Kjo luftë nuk do të kishte filluar kurrë nëse unë do të isha President! U diskutuan shumë elementë të një Kontrate për Paqe, duke përfshirë faktin se mijëra ushtarë po vriten dhe si Presidenti Putin ashtu edhe Presidenti Zelenskyy do të donin ta shihnin atë të përfundojë”, shkroi Trump në rrjetin social “Truth”.

Më tej, ai tha marrëveshja për armëpushim në energji dhe infrastrukturë ka fuqi dhe efekt të menjëhershëm.

Të ngajshme

Rusia fillon mobilizimin, Zelenskyy: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë

Yllka Gashi

Caktohet trupi gjykues i Apelit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi

Valon Murseli i PDK-së ngre shqetësime: Dy muaj pritje për auditimin, ndërsa Komuna ndan 2 mijë euro subvencion

Rrezarta Ramaj