Telenews

Vjollca Haxhiu rrëfen aksidentin e rëndë që pësoi në Tiranë: Kam të thyer një brinjë

vjollca-haxhiu-rrefen-aksidentin-e-rende-qe-pesoi-ne-tirane:-kam-te-thyer-nje-brinje

Këngëtarja e mirënjohur, Vjollca Haxhiu mbetet aktive në muzikë me projekte të ndryshme.

Por, krahas kësaj ajo shpesh herë në intervista të ndryshme sjell edhe rrëfime nga jeta personale dhe një të tillë e ka bërë edhe së fundmi.

E ftuar në Prive, Haxhiu ka treguar për një momente të vështirë që ka kaluar në jetë, e nga i cili ende po rikuperohet.

Foto: Vjollca Haxhiu/Instagram

Artistja e njohur e muzikë popullore ka treguar se pak kohë më parë ka pësuar një aksident trafiku në Tiranë, i cili e la me lëndime.

“Unë jam njëshofere e mirë, faleminderit Zotit nuk kam patur aksidente me makinë, por më ndodhi sa isha në këmbë, isha në Tiranë tre ditë para xhirimeve, unë isha e koncentruar në projektin, dhe isha duke ecur rrugëve në vija të bardha, makinat ishin ndalur ndërsa vjen një motoçikleta dhe direkt e në mua, unë kam shpëtuar por ka mundur të jetë më e tmerrshme, mu ka thyer një brinjë dhe këmbën e kam pak të lënduar, më duhet të qëndroj në regjim shtrati, shoferit ia fala, për momentin e kam një brinjë të thyer por me kohë rikuperohet vetë. Jam e lumtur që ka kaluar ky moment, projektin e finalizova përkundër aksidentit”, është shprehur këngëtarja.

Foto: Vjollca Haxhiu/Instagram

Vjollca tha se në momentin e aksidentit ishte e shoqëruar nga bashkëshortja e Sabri Fejzullahut, Nera, e cila nuk ishte e përfshirë në aksident, por e përjetoj rëndë gjithë ngjarjen.

Ndërkoha, sa i përket muzikës ajo tha se është në përgatit të disa projekteve që pritet të publikohen shumë shpejt.

Të ngajshme

Këngëtari i famshëm amerikan Jelly Roll humb më shumë se 90 kilogramë, befason me ndryshimin fizik

KushtrimGuraj

“Mos shiko Dua Lipa”, Callum Turner fotografohet duke u puthur me kolegen e tij Monica Barbaro në xhirimet e filmit të ri

KushtrimGuraj

Rozana Radi: Me kënaqësi do jetoja me vjehrrën në shtëpi, më mirë ajo se sa një pastruese filipineze

KushtrimGuraj