Telenews

VOLODYMYR ZELENSKY SOT FLET PARA PARLAMENTIT GJERMAN

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do t’u drejtohet sot ligjvënësve gjermanë në përpjekjen e tij të fundit për të ndikuar politikëbërësit në demokracitë perëndimore mbi luftën në Ukrainë.
Zelensky do t’i drejtohet dhomës së ulët të parlamentit gjerman në orën 8:00.
Pushtimi rus nxiti me shpejtësi kancelarin gjerman Olaf Scholz të shpallte mbështetjen për Ukrainën. Ai gjithashtu rriti shpenzimet gjermane të mbrojtjes dhe dërgoi armë në Ukrainë.
Sondazhet sugjerojnë se shumë gjermanë mbështesin thirrjen e Zelenskyt për ndalimin e energjisë ruse, por ministrat e naftës kanë thënë se heqja graduale e përdorimit të gazit rus nuk do të jetë e menjëhershme. Megjithatë, tashmë ekziston një plan për të ndaluar importin e qymyrit rus, transmeton Klankosova.tv.

 

Të ngajshme

Vjeshta në Villa Bellevue koha e duhur për të shijuar qetësinë, rehatinë dhe momentet e bukura

Rrezarta Ramaj

Fadil Geci: Jemi familje shtetformuese, jo shtetpërfituese

Rrezarta Ramaj

Mehmetaj: Fatos Geci u ankua në polici vetëm pasi rasti mori përmasa, për opinionet ballafaqohemi në gjykatë

Rrezarta Ramaj