Telenews

Von der Leyen tregon se kur mund të pranohet Ukraina në BE

Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i është kërkuar një afat kohor se kur saktësisht mund të lejohet Ukraina të anëtarësohet në BE.

Ajo tha se procesi për t’u anëtarësuar është “i bazuar në merita”, dhe bashkimi duhet të jetë i dobishëm si për vendin aplikues ashtu edhe për BE.

Von der Leyen shpjegoi se BE-ja heziton të japë një datë të saktë se kur mund të anëtarësohet Ukraina, pasi kjo mund të nënkuptojë se edhe vendet e tjera aplikuese kërkojnë një të tillë.

Ajo shtoi se Ukraina po ecën mirë dhe mund të “pranohet më herët se 2030” nëse vendi vazhdon “me atë shpejtësi dhe me atë cilësi”.

Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdimisht ka kërkuar nga partnerët perëndimorë, që t’i mundësohet vendit të tij anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Një veprim i tillë është parë me skepticizëm nga shumë politikanë evropianë, duke u frikësuar se kjo mund të përshkallëzojë edhe më shumë luftën në Ukrainë.

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj