Telenews

Voziti 118km/h në zonën 50, shoferi në Ferizaj kapet nga Policia (VIDEO)

Mbrëmë rreth mesnatës Njësia patrulluese e Trafikut Rrugor, ka hasuyr në flagrancë një veturë të tipit VW Golf, me targa vendore, i cili po qarkullonte me shpejtësi prej 118 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Ngjarja ka ndodhur në magjjistralen Ferizaj – Kaçanik, saktësisht në fshatin e Vjetër, njofton Policia.

“Gjatë lëvizjes, shoferi A.B. (19 vjeç) kishte kryer edhe tejkalimin e një automjeti tjetër në vijë të plotë, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Ndaj tij, policia ka shqiptuar një gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative, si dhe heqje të patentë-shoferit për 3 muaj. Po ashtu, shoferi është përjashtuar nga komunikacioni”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat rrugore, pasi tejkalimi i rrezikshëm dhe mosrespektimi i vijës së plotë mund të rezultojnë me pasoja në njerëz.

 

Të ngajshme

U zhduk pa gjurmë nga shtëpia në Prishtinë, 54-vjeçari gjendet pas tri ditësh – vëllai e gjen te Xhamia e Llapit –

KushtrimGuraj

Zgjedhjet në Serbi: Çfarë ndodh nëse fiton apo humb Aleksandar Vuçiq? –

KushtrimGuraj

Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Dilni e votoni, mbështeteni “Koalicionin Shqiptar” –

KushtrimGuraj