Telenews

Vrasja e 67-vjeçares në Suharekë, policia: Dyshohet se suharekasi e shtyu

Vrasja e 67-vjeçares në Suharekë, e cila është cilësuar si “Vrasje nga pakujdesia”, po dyshohet se nuk ndodhi nga lëndimet e aksidentit.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Bytyqi tha se dyshohet se pas aksidentit i dyshuari ka dalë nga automjeti dhe është fjalosur me palën tjetër dhe në një moment, e ka shtyrë viktimën, e cila është rrëzuar.

“Me datë 29.06.2023, rreth orës 21 e 50, është raportuar një aksident trafiku mes dy automjeteve në fshatin Samadraxh, KK Suharekë. Policia e ka trajtuar rastin e aksidentit, njëra nga pjesëmarrëset në aksident nga emergjenca është transportiar për në QKMF në Suharekë, rreth orës 21:54 në QKMF mjeku kujdestar e ka vërtetuar vdekjen e viktimës, femër 67 vjeçare. Nga mbledhja e dëshmive nga vendi i ngjarjes dyshohet se viktima nuk ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve nga aksidenti, por shkaqet e vdekjes deri më tani nuk dihen. Dyshohet se i dyshuari pas aksidentit ka dalë nga automjeti dhe janë fjalosur me palen tjetër, dhe në një moment e ka shtyrë viktimën e cila është rrëzuar”, konfirmoi ai.

Bytyqi tha se viktima ka qenë pasagjere në automjetin tjetër të përfshirë në aksident.

“Pra, deri më tani nuk dihen shkaqet e vdekjes, por prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast ” Vrasje nga pakujdesia”. I dyshuari nuk është intervistuar sepse ka qenë nën ndikim të alkoolit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i njëjti është ndaluar për 48 orë”, njoftoi ai.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj