Telenews

Vrasja e vajzës së aleatit të Putinit, Lavrov: S’ka mëshirë për përgjegjësit

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, vlerëson se nuk do të ketë mëshirë për përgjegjësit e vrasjes së Darya Dugina.

Politikanët rusë sot i dhanë lamtumirën Duginës, vajzës së një prej ideologëve më të shquar nacionalistë të Rusisë Alexander Dugin, pasi ajo u vra të shtunën në një sulm me makinë bombë jashtë Moskës, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Shërbimi rus i sigurisë FSB ka akuzuar agjencitë e inteligjencës ukrainase për organizimin e vrasjes së saj.

Megjithatë, Ukraina ka mohuar se ishte e përfshirë dhe ka fajësuar luftërat e brendshme për pushtet midis “fraksioneve të ndryshme politike” në Rusi për sulmin.

“Unë e konsideroj një krim barbar për të cilin nuk mund të ketë falje. Shpresoj që hetimi të përfundojë shpejt dhe sipas rezultateve të këtij hetimi sigurisht që nuk mund të ketë mëshirë për organizatorët, ata që e porositën këtë dhe autorët” tha Lavrov.

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Ngjarje në Shqipëri- Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy policë gjatë tentimit për ta arrestuar

Rrezarta Ramaj

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Rrezarta Ramaj