Telenews

“Vrasje e rëndë në tentativë”, policia jep detaje për mjetin e dyshimtë në rrugën “B”

 

 

Të shtunën mbrëma rruga “B” është bllokuar nga policia për qarkullimin, pasi kishte pranuar informatë se aty gjendet një mjet shpërthyes.

Policia ka njoftuar se një person kishte raportuar se persona të panjohur dyshohet se i kanë montuar diçka të dyshimtë në veturën e tij të parkuar.

Njësit relevante policore, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë dhe prokurori kujdestar për krime të rënda kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku njësiti i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë nga vetura, në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.

Rasti nga policia është cilësuar “vrasje e rëndë në tentativë”./ITelenews/

Të ngajshme

Mbi 300 automjete të paregjistruara dhe 1.883 gjoba në Prishtinë

Erzana Fazliu

Digjet një shtëpi në Vushtrri, vdes një 80-vjeçare

Valjeta Turkaj

Aksident i rëndë në Durrës, vdes një 18-vjeçare

Valjeta Turkaj