Telenews

Vrau me gomone 7-vjeçaren: Arjan Tase pranon krimin

Arjan Tase nuk e ka kundërshtuar vendimin e dhënë nga gjykata e Vlorës për ta lënë në burg, pasi goditi për vdekje me gomone 7-vjeçaren në plazhin e Potamit.

Në seancë, ai ka ngushëlluar familjarët e Jonada Avdisë dhe i ka kërkuar falje Policisë së Shtetit.

Ish-shefi i komisariatit të Himarës, mori gomonen që ishte në pronësi të kushëririt të tij dhe po shëtiste në plazhin e Potamit tre ditë më parë.

Ndonëse si polic, i dinte shumë mirë rregullat, ai guxoi duke kryer manovra në ujë dhe duke lëvizur me mjetin e lundrimit shumë pranë bregut, aty ku ndodheshin pushuesit.

Gabimi i tij i shkaktoi vdekjen një vajze që po lahej në ujë. Helikat e gomones dëmtuan rëndë Jonada Avdian, që vdiq në vend.

Policia e referoi ngjarjen në Prokurori si vrasje nga pakujdesia, por Prokuroria e rëndoi më tej akuzën, duke e cilësuar vrasje me dashje./TCH/

Të ngajshme

Edicioni i pestë jubilar i Gala Night Rame Lahaj & Friends, më 2 gusht në Prishtinë

Valjeta Turkaj

Rama: Brenda vjeshtës do t’i hapim të gjithë kapitujt me BE-në

Valjeta Turkaj

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 15-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Podujevë

Valjeta Turkaj