Telenews

Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Biseda për Kosovën, shumë e vështirë

Si të “vështirë” e ka konsideruar bisedën presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas tij, diskutimi ishte për Kosovën dhe për Republikën Srpska dhe se situata po ndërlikohet gjithnjë e më shumë.

“Ishte e vështirë për çdo gjë – si për Kosovën ashtu edhe për Republikën Srpska, shumë e vështirë. Situata po ndërlikohet gjithnjë e më shumë. Gjithmonë më duhen një ose dy ditë për të menduar se çfarë do të thoja dhe çfarë mund të bëjmë”, ka thënë Vuçiq.

Për këtë takim ka shkruar edhe Lajçak, i cili bëri të ditur se çfarë kanë diskutuar në takim.

“Në Mostar, fola gjithashtu me presidentin Aleksandër Vuçiq për hapat e ardhshëm në Dialog, takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, si dhe zhvillimet rajonale. Theksova nevojën për progres urgjent në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, ka shkruar Lajçak, në X.


source

Të ngajshme

PDK mbledh urgjentisht degët dhe mobilizohet për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës

Rrezarta Ramaj

Kurti: U kam shkruar kryetarëve të partive opozitare në orën 21:00 që të vijnë në seancën e mbrëmshme, por nuk kanë kthyer përgjigjje

Rrezarta Ramaj

“Irani ndodhet në gjendje kolapsi”/ Trump: Po na kërkon që të hapim Ngushticën e Hormuzit

Valjeta Turkaj