Telenews

Vuçiqi kujdeset të mos e shfaq Kurtin në fotografitë e debatit në Davos (FOTO)

Në Davos të Zvicrës, në kuadër të “World Economic Forum” sot është organizuar edhe një tryezë me temën “Diplomacy Dialogue for the Western Balkans”. me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe pjesëmarrës të tjerë. Në këtë diskutim përballë njëri-tjetrit kanë qenë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe kreu i shtetit serb, Aleksander Vucic.
Megjithatë presidenti serb, në njoftimin që ka lëshuar në profilin e tij në “Instagram” lidhur me këtë organizim është kujdesur që të mos e shfaq fare kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në tri fotografitë që kishte publikuar për këtë ngjarje.

Screenshot nga profili i Vucic

Derisa, ndryshe ka vepruar Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës, e cila në komunikatën e lëshuar për këtë organizim ka bashkëngjitur fotografitë ku shihet paneli i plotë i pjesëmarrësve, përfshirë edhe presidentin serb, Aleksander Vucic.
Pjesë e takimit kanë qenë edhe Alexander Schallenberg- shef i diplomacisë së Austrisë, Stevo Pendarovski-president i Maqeodnisë së Veriut dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 18 gusht

Rrezarta Ramaj

Qeveria dëshiron t’i zotërojë pronat e shtetit, komunat ankohen

Yllka Gashi

Veturat ndeshen ballë për ballë, momenti i aksidentit tragjik në Podujevë

Yllka Gashi