Telenews

Vuçiqi takon përfaqësuesit e QUINT-it dhe të BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it të cilët, siç pretendohet, mund t’ia paraqesin atij planin për zgjidhjen e shpejtë të çështjes me Kosovën.

Siç raporton mediumi serb “Blic”, në takim është prezent edhe shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret.

Është thënë se takimi do të fillojë në orën 10:15, mirëpo duket se i njëjti megjithatë ka nisur me rreth 1 orë vonesë.

Mbrëmë Vuçiqi, duke folur për dokumentin e publikuar nga “Albanian Post” për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi, tha se nuk e ka parë atë, mirëpo shtoi: “Shoh se QUINT-i ka kërkuar një takim urgjent me mua. Supozoj se do na sjellin atë që shqiptarët veçse e kanë obliguar”.

Ai tha se i kanë thënë se do t’i prezantojnë “diçka”.

“Shpresoj të mos jetë teksti i ‘Albanian Post’. Nuk dua të komentoj ato mënyra alternative, siç thonë. Do të jap gjithçka nga vetja që të mos vijë deri aty”, tha Vuçiqi.

Presidenti serb tha se “ne deri më 24 shkurt duhet të arrijmë diçka” dhe sqaroi se deri në atë afat duhet të përfundohet një pjesë e marrëveshjes, simbolikisht në ditën e invazionit rus në Ukrainë.

Të ngajshme

Inspektorati ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren dhe Suharekë: Kishte rrezik serioz për jetën e punëtorëve

Blearta

Policia njofton për masa të shtuara gjatë Sunny Hill Festival

Blearta

Rriten rastet e fëmijëve të prekur nga fruthi në Kosovë, KOMF shpreh shqetësim mbi situatën

Yllka Gashi