Granit Xhaka është gjithnjë e më afër largimit nga Arsenali, sipas Football.London.
Mediumi në fjalë ka raportuar që përfaqësuesi i Zvicrës është afër shkuarjes te Bayer Leverkuseni për një shumë prej 24 milionë eurosh.
Kështu, ai do të rikthehej në Bundesligë ku kishte luajtur te Borrussia Monchengadbachu prej nga edhe ishte shitur te Topçinjtë më 2016.

