Telenews

XHAKA: NDESHJE E VEÇANTË, KOSOVA KA EKIP SHUMË TË MIRË

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes, duke thënë se Kosova luajti mirë në barazimin 1-1, por sipas tij të dy ekipet kanë mundur të japin më shumë.
Xhaka zhvilloi sot ndeshjen e 100-të në karrierë dhe nuk e priti mirë vendimin e përzgjedhësit Murat Yakin në minutën e 63-të.

“Jo nuk ka pasur shansa që të jetë më e veçantë ndeshja ime e 100-të me Zvicrën, pasi luajta kundër Kosovës, vendlindjes time që e dua shumë”.
“Ishte një ndeshje e mirë, ku dy ekipet treguam lojë të mirë, por nuk shfaqëm më të mirën si Kosova ashtu edhe ne”.
“Kosova është një ekip shumë i mirë, me lojtarë individual cilësor. Po forcohet si ekip me lojtarë të rinj dhe besoj se ka një të ardhme të ndritur”.
“Nuk mendoj se vetëm ne kishim emocione, por edhe lojtarët e Kosovës që janë rritur në Zvicër. Në përgjithësi ishte një ndeshje emocionale për të gjithë”.
“Kam vendosur herët të luaj për Zvicrën dhe nuk kam pasur shanse më vonë ta ndërrojë vendimin”, ka thënë Xhaka.

Të ngajshme

UEFA monitoron Manchester Cityn, pret përfundimin e procesit disiplinor në Premier League –

KushtrimGuraj

Kosova fiton shtatë medalje në Kampionatin Ballkanik të Mundjes në Kroaci –

KushtrimGuraj

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj