Telenews

Xhaka para sfidës me Argjentinën: Është privilegj të luajmë në epokën e Messit, por duam të shkruajmë historinë

Kombëtarja e Zvicrës po përgatitet për një nga sfidat më të mëdha të saj në Kupën e Botës, teksa në çerekfinale do të përballet me kampionen në fuqi, Argjentinën, në Kansas City.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka bërë të ditur se skuadra është plotësisht e motivuar për këtë duel dhe synon të shkaktojë një nga surprizat më të mëdha të turneut.

Mesfushori shqiptar theksoi se presioni që sjell një ndeshje e tillë është shndërruar në motivim shtesë për ekipin zviceran.

“Kur je kaq afër, dëshira bëhet edhe më e madhe. Ky është një lloj presioni pozitiv për ne, sepse duam të vazhdojmë më tej”.

Xhaka komentoi edhe mundësinë e përballjes me Lionel Messin, duke e cilësuar atë një privilegj për çdo futbollist.

“Është një privilegj i madh të luajmë në epokën e Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ende nuk e kemi analizuar në detaje Argjentinën, por nga nesër do të nisim një analizë shumë të thellë”.

Për disa prej futbollistëve zviceranë, kjo do të jetë hera e parë që do të përballen në fushë me yllin argjentinas.

Megjithatë, Zvicrën e pret një sfidë jashtëzakonisht e vështirë në aspektin taktik, pasi duhet të ndalë një Argjentinë që ka shënuar në secilën prej pesë ndeshjeve të fundit në Kupën e Botës.

Lionel Messi kryeson listën e golashënuesve të turneut me tetë gola dhe konsiderohet kërcënimi kryesor për mbrojtjen zvicerane.

Nga ana tjetër, ekipi i drejtuar nga Lionel Scaloni vjen në këtë çerekfinale me formë të shkëlqyer, duke regjistruar 12 fitore radhazi në të gjitha garat.

Për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale dhe për të eliminuar kampionët e botës, Zvicra do të duhet të zhvillojë një ndeshje pothuajse perfekte ndaj Argjentinës.

Të ngajshme

FIFA merr vendim për gjyqtarët e ndeshjes Argjentinë-Egjipt

KushtrimGuraj

Kur biletat shiteshin në arkë dhe nuk kishte zëvendësime: Zvicra rikthen kujtimet e Botërorit 1954, kur luajti në çerekfinale

Rrezarta Ramaj

Haaland konsumon rreth 6,000 kalori në ditë dhe ha gjashtë vakte çdo ditë.

Rrezarta Ramaj