Telenews

Xhuli Nura: Jam krenare me veten, nuk do të ndalem derisa të fitoj

Xhuli Nura është njëra nga banoret e Big Brother VIP Kosova që është komentuar në masë të madhe për qëndrimin brenda.

Ajo cilësohet si një lojtare e fortë, përkundër se ka krijuar polemika të shumta e debate të mëdha me konkurrentët e tjerë.

Së fundmi, në një bisedë në oborr të shtëpisë me Brunon dhe Stresin, ajo thotë se nuk e ka paramenduar se do të rrinte kaq gjatë e mbyllur.

“Nuk e kam paramenduar që një person që është 24 orë rrugëve që të mbyllet për 80 ditë brenda dhe akoma jam në rregull. E kam menaxhuar jetën këtu shumë mirë, jam shumë krenare me veten”, u shpreh modelja nga Drenica.

Madje, zeshkania shtoi se ky ishte qëllimi i saj dhe se do ta çojë këtë sfidë deri në fund.

“Unë kur e kam vendosur pikësynimin që ta fitoj këtë gjë, e kam ditur se këtu janë sakrificat dhe nuk ndalem derisa të fitoj”, thekson Nura.

Banorët e BBVK-së duhet theksuar se garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telenews.al/

Të ngajshme

Aktori shqiptar në rol kryesor, ky është seriali turk që po rrëmben audiencën –

KushtrimGuraj

Kështu dukej Shyhrete Behluli në vitin 1980

Yllka Gashi

Kurorëzohet basketbollisti i njohur, Dardan Berisha

KushtrimGuraj