Telenews

Ylli dhe Trepça sot zhvillojnë duelin e tretë final në basketbollin kosovar

Sot zhvillohet dueli i tretë i serisë finale të ArtMotion Superligës së Kosovës në elitën e basketbollit kosovar.
Ylli dhe dhe Trepça ndeshen në Therandë për dy qëllime të kundërta.
Vendasit do të mundohen që sot ta mbyllin çështjen e kampionit e Trepça do të tentojë maksimalisht ta ngushtojë serinë dhe t’i rikthejë gjasat për titullin e parë pas një dekade.
Takimin e parë e kishte fituar Ylli 63:62, kurse në sfidën e dytë në “Minatori” të Mitrovicës kishin triumfuar poashtu therandasit 46:60.
Realisht sivjet, finalja vuri përballë dy skuadrat më të mira në garat e rregullta, ku kampioni aktual përfundoi në vendin e parë, kurse ‘Xehetarët’ në vendin e dytë.
Sfida e sotme fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në ArtSport1 dhe Klan Kosova. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Sot nis Superliga e Kosovës, kjo është ndeshja që do të hap sezonin 2026/27

Yllka Gashi

Ferran Torres i bashkohet PSG-së –

KushtrimGuraj

Rrahmani shkëlqen me supergol, mediat italiane e vlerësojnë si lider –

KushtrimGuraj