Telenews

YLLI FITON NË UDHËTIM TE BASHKIMI DHE MBETET NË KRYE TË TABELËS

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 66:80 (15:23, 19:18, 12:16, 20:23), në xhiron e 23-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Ylli e nisi ndeshjen mjaft mirë me një seri prej 2:11, e më pas shkon në epërsi prej dhjetë pikësh, 6:16, kurse epërsinë më të lartë e kishte 11:23, ndërsa çereku i parë përfundon 15:23. Therandasit në periudhën e dytë arritën epërsi deri në 13 pikë, 20:33, por vendasit nuk u dorëzuan duke ngushtuar shifrat, kurse pjesa e parë përfundon 34:41.
Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë, duke ngushtuar rezultatin në katër pikë, 37:41, megjithatë, më pas mysafirët sërish kontrolluan lojën, duke mos lejuar shkrirjen e epërsisë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 46:57. Vendasit dhanë maksimumin në dhjetë minutat e fundit, megjithatë, rikthimi i madh nuk ndodhi dhe Golden Eagle Ylli triumfoi me rezultat 66:80.
Te Bashkimi u dalluan Terrence Thompson me 16 pikë e 12 kërcime dhe John Florveus me 19 pikë e shtatë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Mikaile Tmusiq me 23 pikë e gjashtë kërcime, Henrik Sirko me 15 pikë e nëntë asistime dhe Dajuan Graf me 11 pikë e 12 kërcime.
Bashkimi ka nëntë fitore e 14 humbje, kurse Ylli ka 17 fitore e pesë humbje.

/FBK/

Të ngajshme

Kosova kualifikohet në Play-off të Kampionatit Evropian për Esports pas fitores ndaj Danimarkës

KushtrimGuraj

Alonso do të mbajë takim urgjent me dy lojtarë të Real Madridit pas poshtërimit nga PSG

KushtrimGuraj

Fisnik Asllani rinovon me Hoffenheim deri në vitin 2029 – zyrtarizimi në fund të javës

KushtrimGuraj