Telenews

YLLI I BARÇËS AFËR KALIMIT TE PSG-JA

Ousmane Dembele, është afër kalimit të tij tek Paris Saint Germain.
Kështu bën të ditur mediumi spanjoll AS.
Dembele do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit kur edhe i skadon kontrata.
Ai besohet se tashmë ka nënshkruar kontratë me klubin parisien.
24 vjeçari nuk pranoi ulje të pagës dhe për këtë shkak thuhet se do të largohet nga Barca.
Sjellja profesionale e francezit dhe shtatë asistimet në pesë ndeshjet e fundit, mënyra e festimit të fitoreve dhe angazhimi i tij në grup, kanë bërë të mundur të mendohet se negociatat për rinovimin e tij do të rihapen.
Por, katalunasit janë pesimistë.
Aq sa përçon atë ndjenjë dhe njëfarë sigurie në të cilën lojtari do të përfundojë te Parisi, ku mendohet se do të jetë zëvendësuesi i Mbappe-s.
Kjo akoma nuk është konfirmuar nga klubi francez.

Të ngajshme

Kosova eliminohet nga Evropiani i CS2, ndalet në çerekfinale nga Lituania

KushtrimGuraj

Detaji i bukur i postimit të Liverpoolit për pensionimin e fanellës së Jota-s

Valjeta Turkaj

Jashari e Milani të frustruar me sjelljet e Club Brugget

KushtrimGuraj