Telenews

YLLI I THERANDËS E NISI ME FITORE SERINË GJYSMËFINALE NDAJ PRISHTINËS

Kampioni aktual i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli e ka nisur me fitore të thellë serinë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës.
Ekipi i Adis Beqiragiqit shënoi sonte fitore në shtëpi ndaj mysafirëve nga Prishtina me epilogun final
Pjesa e parë e ndeshjes ishte deri diku më e barabartë (17-12, 24-15) 41-27, derisa në të dytën vendasit arritën të shkëputen në rezultat (21-13, 11-8) dhe krijuan një diferencë të konsiderueshme çka ju siguroi fitoren.
Mikaile Tmusiq dhe Henrik Shirko ishin dy individët që u dalluan sonte te Ylli në këtë fitore, ku malazezi me nënshtetësi kosovare kishte 19 pikë e kroati Shirko shtoi 17 pikë, 7 kërcime e 6 asiste.
Te Prishtina, Jetmir Zeqiri kishte 13 pikë dhe Biram Faye realizoi 11 pikë e 12 kërcime.
Ylli me këtë fitore e merr avantazhin e serisë në 1-0 dhe edhe ndeshjen e radhës e zhvillon në Therandë, derisa ekipi që arrin tri fitore kualifikohet në finale të ligës. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj