Telenews

Zakharova për Zelenskyn: Ai është një kukull në duart e atyre që mund të shkatërrojnë planetin

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi sot se Perëndimi “po nxit” një luftë bërthamore dhe se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mund të përdoret për të shkatërruar planetin.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se Zakharova ka komentuar thirrjen e Zelenskyt drejtuar NATO-s për të nisur sulme parandaluese ndaj Rusisë në Telegram.

“Të gjithë njerëzit në planet duhet të kuptojnë se Zelensky është një kukull, një personalitet i çekuilibruar në duart e atyre që mund të shkatërrojnë planetin”  është shprehur Zakharova.

Të ngajshme

Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar

Yllka Gashi

Mbrojtja e Kilajt: Provat e ZPS-së nuk janë asgjë më shumë se spekulime

Yllka Gashi

25 vite nga sulmi terrorist që tronditi botën/ A u kthye pësimi në mësim për spiunazhin perëndimor?

Yllka Gashi