Telenews

Zayn Malik përpiqet të rifitojë Gigin mes thashethemeve për një lidhje të re me Leonardo DiCaprion

zayn-malik-perpiqet-te-rifitoje-gigin-mes-thashethemeve-per-nje-lidhje-te-re-me-leonardo-dicaprion

Zayn Malik thuhet se dëshiron të pajtohet me Gigi Hadidin mes thashethemeve se ajo ka nisur të takohet me yllin e Hollywoodit, Leonardo DiCaprio.

Ish-anëtari i grupit “One Direction” ka një marrëdhënie të shëndetshme prindërore me supermodelen, por ai shpreson të ribashkohet me të, raportoi Hollywood Life.

“Zayn ka ende shpresa për t’u ribashkuar me Gigin”, tha burimi i brendshëm për HL.

Foto: Backgrid

“Ata kanë marrëdhënie të mira tani për hir të vajzës së tyre, por ai e ka bërë të qartë se do të donte një mundësi tjetër me të”.

Kjo vjen në mes të thashethemeve se Hadid ka nisur një lidhje dashurie me yllin e “Titanic”, i cili ka qenë një nga artistët më të përfolur pas ndarjes nga partnerja Camila Morrone.

Malik dhe Hadid, të cilët janë prindër të vajzës Khai, dikur ishin një nga çiftet më të dashur të Hollywoodit, të cilët ishin bashkë nga viti 2015 deri në 2021.

Foto: Backgrid

Romanca e tyre përfundoi pasi këngëtari u përfshi në një sherr fizik me mamanë e modeles, Yolanda Hadid.

Gigi dhe Leonardo u fotografuan në shoqërinë e njëri-tjetrit të hënën (12 shtator) në një festë në New York. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Të ngajshme

Rita Ora uron 28 Nëntorin: Gëzuar ditën e flamurit Shqipëri

Genc Gerguri

Pse thotë Shkurte Fejza se s’kemi nevojë për një Abetare të përbashkët?

Portali Telenews

Florian Marku do të bëhet baba për herë të dytë, zbulon gjininë e fëmijës në ditën e shënuar

KushtrimGuraj