Telenews

Zbatohet vendimi i Ramosajt, ekzekutohen 500 euro për pacientët me sëmundje malinje në Deçan

Janë ekzekutuar mjetet financiare nga Thesari i Shtetit për pacientët me sëmundje malinje, pas vendimit social të marrë më herët nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Sipas vendimit të komunës, personat që përballen me sëmundje malinje kanë të drejtë të përfitojnë 500 euro ndihmë financiare një herë në vit, e cila ka filluar të shpërndahet përmes sistemit të Thesarit të Republikës së Kosovës.

Kjo pagesë synon të ofrojë mbështetje morale dhe financiare për pacientët dhe familjet e tyre gjatë trajtimeve dhe sfidave shëndetësore.

Vendimi për përkrahje u mor në ditën e parë të punës së vitit të ri nga kryetari Ramosaj si pjesë e politikave sociale të komunës, që synojnë të mbështesin kategoritë në nevojë dhe të lehtësojnë barrën financiare për qytetarët.

Ndërkohë, krahas mbështetjes për pacientët me sëmundje malinje, komuna kishte vendosur edhe një ndihmë prej 300 eurosh për çdo nënë lehonë, vendim që gjithashtu do të ekzekutohet.

Të ngajshme

Regjistrimi i votuesve nga diaspora: Mbi 21 mijë aplikime për dy ditë

Valjeta Turkaj

Zjarr i madh në një servis në Pejë digjen disa automjete, dëme të mëdha materiale

Valjeta Turkaj

Një 52-vjeçar gjendet pa shenja jete në Suharekë, policia nis hetimet për vdekje të dyshimtë

Valjeta Turkaj