Telenews

Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek

zbulohen-te-meta-sigurie-tek-deepseek

Hulumtuesit nga kompania e sigurisë kibernetike, Wiz kanë analizuar sistemet e brendshme të modelit revolucionar me burim të hapur, DeepSeek, kur brenda vetëm disa minutash zbuluan se mund të kishin qasje pa asnjë pengesë në një sasi të madhe të të dhënave të brendshme të paenkriptuara.

“Kjo bazë të dhënash përmbante një sasi të konsiderueshme të historisë së bisedave, të dhënave të brendshme dhe informacionit të ndjeshëm, duke përfshirë rrjedhat e regjistrave, çelësat API dhe detaje operative”, thuhet në raportin e Wiz mbi cenueshmërinë.

“Ajo që është edhe më keq, ky dështim i dukshëm i sigurisë në sistemin e inteligjencës artificiale me burim të hapur mund të kishte lejuar një sulm ndaj sistemeve të DeepSeek pa asnjë mekanizëm autentifikimi apo mbrojtjeje nga bota e jashtme”, shkruajnë studiuesit.

Siç është përmendur në raportin e Wiz mbi këtë mangësi serioze, DeepSeek ndërmori masa për të siguruar bazat e saj të të dhënave menjëherë pasi studiuesit e sigurisë e paralajmëruan kompaninë për rrjedhjen e të dhënave.

Të ngajshme

OpenAl prezanton modelin o3-mini që ‘lë në hije’ DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet

KushtrimGuraj

Kongresi amerikan ua ndalon anëtarëve të përdorin DeepSeek

KushtrimGuraj

Microsoft e bën modelin o1 të OpenAI falas për të gjithë përdoruesit e Copilot

Donat Hashani