Telenews

Zbulohet bakteri i rrezikshëm te salçiçet që shiten edhe në Kosovë: Mos i hani, kthejini ku i keni blerë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nga njoftuar për konstatimin e një bakteri të rrezikshëm në disa prodhime të markës së salçiçeve Wudy që shiten në Shqipëri. Bëhet fjalë për  bakterin “Listeria monocytogenes”, i cili nëse futet në sistemin tretës mund të shkaktojë një mori problemesh.

AKU thekson se gjithçka ka ndodhur pas një njoftimi nga sistemi RASSF i Bashkimit Europian në lidhje me sigurinë ushqimore.

Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu. Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë”, njofton AKU.

 

Të ngajshme

Gjesti në paraburgim, Xheneta del në mbështetje të tij

Blearta

Sa orë gjumë duhet të flini sipas moshës që keni

Blearta

Babai i Selin pas deklaratave të rënda për Mirin: I qëndroj fjalëve të mia deri sa të vdes

Blearta