Tifogrupi ”Plisat” nuk do jenë të pranishëm sot në stadium për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe pasi nuk kanë sigururar dot bileta. Për këtë rast ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shprehet se përjashtimi i ”Plisave” nga ndeshja ka ardhur me urdhër të Ramës.
LEXO EDHE:
Kjo është këngëtarja e cila do të performojë sonte gjatë ndeshjes në stadiumin “Air Albania”
Reagimi i Berishës:
Përjashtimi i “Plisave” nga ndeshja me urdhër të Edi Ramës, një akt primitiv, anti-sport dhe anti-kombëtar.
Të dashur miq, në një akt hakmarrës primitiv Edi Rama urdhëron FSHF dhe Taulant Bego Jaris që “Plisat” e famshëm të mos lejohen në Stadium për të ndjekur ndeshjen e sotme të kombëtares me ishujt Faroe.
Ky dënim kolektiv për shkak të parullës që shpalosën në Stadium në ndeshjen me Çekinë kundër Pashiqit shqiptar përbën një akt të turpshëm racist antikombeëar një vetposhtërim të atyre që zbatojnë urdhërin e Edi Ramës.
Nderim “Plisave”! Turp Edi Ramës dhe atyre që pengojne “Plisat” epik të jenë sonte në stadium!
Plisat reagojnë pasi mbetën pa bileta për Shqipërinë ndaj Ishujve Faroe