Telenews

Zelensky do të takohet edhe me Macronin e Scholzin në Paris

Pas vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, Volodymyr Zelensky do të udhëtojë sot për në kryeqytetin francez, Paris.

Presidenca franceze ka konfirmuar se presidenti ukrainas do të takohet me Emmanuel Macronin, si dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Zelensky ka vazhduar të ushtrojë presion mbi aleatët perëndimorë duke kërkuar më shumë mbështetje për Ukrainën përpara një ofensive të re të mundshme të Rusisë.

Më herët sot, Britania e Madhe njoftoi se do të forconte mbështetjen e saj duke trajnuar ushtarët ukrainas për të pilotuar me aeroplanët luftarakë modern.

Këto vizita pa dyshim do të nxisin mbështetjen në secilin prej vendeve evropiane, raporton skynews, përcjell Telenews.al

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telenews.al/

Të ngajshme

Elon Musk i bashkohet Trumpit në kritikat ndaj Zelenskyt: Ka shkuar shumë larg –

KushtrimGuraj

Dua Lipa reklamon produktin e saj të ri në New York

Rrezarta Ramaj

Putin: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë

Rrezarta Ramaj