Telenews

ZELENSKY NË KUVENDIN SHQIPTAR: KUFIZONI ARDHJEN E TURISTËVE RUSË, MUND TË VIJNË XHELATËT E MARIUPOLIT

Presidenti ukrainas, Volodymy Zelensky, i ka kërkuar Shqipërisë që të mbyllë portet për anijet ruse dhe të kufizojë ardhjen e turistëve nga shteti që po e sulmon Ukrainën.
“Paketa e gjashtë e sanksioneve kundër Rusisë po diskutohet në BE, duhet të këmbëngulim se ajo përfshin embargon e naftës dhe bllokimin real të çdo skene që Rusia përdor për të mashtruar botën e lirë. Bankat ruse duhet të shkëputen plotësisht nga sistemi financiar global. Sado e vështirë të jetë duhet të kufizohet qëllimisht tregtia me Rusinë, sepse nëse jo sot atëherë nesër Rusia do të përdorë lidhjet tregtare për të goditur tregun tuaj kur të dëshirojë nga ju lëshime politike. Ju duhet t’ia hiqni Rusisë këtë mundësi në kohën e duhur”.
“Ju kërkoj të mbyllni portet për anijet ruse, të kufizoni ardhjen e turistëve rusë se nuk mund ta dini se kush erdhi te ju – ndoshta vrasësit që ishin në Bucha, apo xhelatët e Mariupolit”, tha ai në videomesazhin drejtuar deputetëve shqiptarë në Kuvend.
Zelensky falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës, derisa tha se OKB-ja duhet të shkëpusë bashkëpunimin me Rusinë.

Të ngajshme

Katër motoristë nga Suhareka raportohen të humbur në Shtërpcë, nis operacioni për gjetjen e tyre

Erzana Fazliu

Arrestohet polici në Gjilan për dhunë në familje, suspendohet nga Policia e Kosovës

Erzana Fazliu

Shkëputje masive e dheut në një hidrocentral në ndërtim në Gramsh, zë poshtë dy punonjës

Erzana Fazliu