Telenews

Zelensky në telefon me Abazoviqin, e fton sa më shpejt ta vizitojë Kievin

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ky i fundit, sipas njoftimit të qeverisë malazeze në Twitter, i ka dërguar ftesë kryeministrit Abazoviq për të vizituar “sa më shpejt” kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Sipas njoftimit, Abazoviq tha se shpreson që Ukraina të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe tha se do t’i ndihmojë Malit të Zi për procesin e anëtarësimit.
“Shpresojmë që ajo të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe si lidere në procesin e negociatave është e gatshme të ofrojë ndihmën e nevojshme eksperte dhe politike”.
Me deklaratë për bisedën doli edhe Zelensky, i cili edhe e falënderoi vendin ballkanik që po i qëndron në krah Ukrainës në këtë kohë lufte.
“Pata një bisedë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq rreth progresit të vendeve tona drejt rrugës për në BE. I jam mirënjohës për mbështetjen e plotë për Ukrainën në të dyja çështjet, këtë [për integrimin në BE] dhe atë sanksioneve. Ne bëmë plane për bashkëpunimin e ardhshëm bilateral dhe rajonal”, ka shkruar Zelensky.

Të ngajshme

Mesazhi i Zelenskyt për Putinin në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

Yllka Gashi

MINT: Mbi 3,000 inspektime dhe 600 mijë euro gjoba në pjesën e parë të 2026-s

Yllka Gashi

Kushëriri i Jetlirës pas tragjedisë në Malishevë: Nuk kemi dëgjuar kurrë se çifti kishte probleme

Yllka Gashi