Telenews

Zelensky: Rusia është gati për humbje

zelensky-mberrin-per-vizite-ne-shba

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia tashmë është “brenda gati për humbje” dhe Ukraina duhet të bëjë presion mbi forcat e saj çdo ditë.

Në fjalimin e tij të natës, Zelensky tha se trupat e tij duhet të siguroheshin që ta kthenin “ndjesinë e disfatës së Rusisë në arratisjen e tyre, gabimet e tyre, humbjet e tyre”, transmeton Telegrafi.

“Falënderoj secilin që lufton për të shkatërruar armikun. Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që, pavarësisht çdo vështirësi, po ia kthejnë tokën Ukrainës”, shtoi ai.

Udhëheqësi 45-vjeçar i tha gjithashtu vendit të tij se po përgatiteshin më shumë armë dhe se luftëtarët do të kenë “madje më shumë mundësi për të mposhtur agresorin”.

 

 

Të ngajshme

“Isha plotësisht i tronditur”, Harry Kane rrëfen momentin e fitimit të Topit të Artë

Rrezarta Ramaj

Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të ndryshohet dhe korrigjohet sa më parë

Rrezarta Ramaj

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj