Telenews

Zelensky ua kërkon vendeve perëndimore ndalimin e vizitorëve rusë

Zelensky ua kërkon vendeve perëndimore ndalimin e vizitorëve rusë

 17 minuta më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të ndalojnë vizitorët rusë.

Rusët duhet të “jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre”, tha Zelensky për The Washington Post.

Një ndalesë e tillë, tha ai, do të ishte më efektiv sesa sanksionet aktuale të cilat ndalojnë linjat ajrore ruse dhe zyrtarët e lidhur me Kremlinin, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se rusët ende mund të marrin viza për udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sidoqoftë, thirrja e Zelensky mund të marrë vetëm mbështetje të kufizuar pasi që Rusia – pavarësisht sanksioneve – ka lidhje të gjëra biznesi dhe turistët rusë janë ende të mirëpritur nëpër vende si Egjipti, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të ngajshme

“Peja nuk hesht” – të premten protestohet për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn

Rrezarta Ramaj

Arrestohet një burrë nga Deçani për dhunë psikike ndaj gruas, i gjendet edhe një armë automatike

Rrezarta Ramaj

Rasti i Liridona Ademajt, Apeli shqyrton sot kërkesën e Naim Murselit për ndryshimin e dënimit

Rrezarta Ramaj